SHOQATA E TREGTIMIT TË TITUJVE NË SHQIPËRI
Shoqata ASTA përfaqëson komunitetin e profesionistëve të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri. ASTA synon zhvillimin e tregut për veprimtarinë e tregtimit të titujve duke promovuar brokerimin dhe ndërtimin e një marrëdhënie profesionale përmes praktikave dhe procedurave evropiane.
Kompania “Prodata Securities sh.a.” është themeluar në vitin 2013 nga një menaxhim i huaj me eksperiencë më shumë se 20-vjeçare në fushën e nënkontraktimit të shërbimeve të marketingut financiar. Shoqëria është regjistruar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për ushtrimin e veprimtarisë së "agjentit në tituj" në përputhje me kërkesat e Rregullores nr. 71, datë 27.03.2019 “Për veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj.
"Validius sh.a." është një kompani e re, por me një menaxhim me eksperiencë në tregun shqiptar të titujve. Prej vitit 2020 'Validius" është regjistruar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si "Agjent i lidhur". Në bashkëpunim me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë shoqëria ofron shërbimeve financiare me profesionalizëm të lartë.
Edukim mbi Tregun e Letrave me Vlerë
Informacioni i mëposhtëm informues është pjesë e programeve edukuese të Autoritetit Mbikqyrës Financiar, drejtuar publikut të gjerë me synim njohjen me tregun financiar jobankar.
Programet edukuese të Bankës së Shqipërisë
Projektet e edukimit financiar të Bankës së Shqipërisë ofrojnë prezantimin tek publiku të institucionit të bankës qendrore si dhe synojnë kultivimin dhe përforcimin e një kulture financiare në shoqërinë shqiptare.
Legjislacioni financiar
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ofron një databazë të detajuar të të gjithë legjislacionit, vendimeve dhe akteve të tjera dytësore në sektorin financiar. Mund të konsultoni më tej faqen zyrtare të saj..
Rruga Ismail Qemali, pallati Green Park, kulla 1, kati 2-të, Tiranë, Shqipëri.
info@asta.al
+355682081438