MISIONI YNË
Shoqata ASTA synon zhvillimin e tregut për veprimtarinë e tregtimit të titujve duke promovuar brokerimin dhe ndërtimin e një marrëdhënie profesionale përmes praktikave dhe procedurave evropiane.
Më konkretisht, misioni i shoqatës ASTA synon:
- Ofrimi i ndihmës juridike duke propozuar projekte në drejtim të përmisimit të legjislacionit shqiptar të tregtimit të titujve si dhe të çdo ligji tjetër, që ndikon drejtëpërdrejtë ose tërthorazi aktivitetin e shoqërive komisionere, të licensuara për të operuar në tregun shqiptar të titujve;
ASTA do të jetë aktive në formulimin e propozimeve ligjore drejt stimulimit të zgjerimit të bazës së investitorëve duke propozuar lehtësirat e duhura fiskale për obligacionet qeveritare, obligacione të enteve lokale dhe obligacionet korporative publike (UKT, OSSHE etj) dhe private është një ndër prioritetet e punës së shoqatës.
- Shkëmbimi i eksperiencave ligjore, ekonomike dhe eksperiencave të fushave te ndryshme, me qëllim lehtësimin e interesave të veprimtarisë ekonomike të aktorëve të tregut;
Meqënëse aktiviteti i anëtarëve të shoqatës është i lidhur me produktet e tregtuara në bursën e sapo hapur shqiptare ALSE, Shoqata do të ndërmarrë veprime konkrete drejt promovimit të tregtimit të letrave me vlerë të qeverise shqiptare dhe korporatave shqiptare publike dhe private. Emetimi dhe tregtimi i letrave me vlerë të tyre zgjeron alternativat e investimit nga njëra anë dhe zhvillon tregjet dytësore nga ana tjetër.
- Promovimi i veprimtarive edukative (kërkime e studime, debate e konferenca) në tregun e kapitalit në Shqipëri;
Një ndër objektivat primarë që ASTA synon të ndjekë është zhvillimi i qendrueshëm i tregjeve financiare nëpërmjet promovimit të edukimit financiar. Nevoja për zgjerimin e edukimit financiar është thelbësore për zhvillimin e besimit të konsumatorit. Filozofia dhe përpjekjet e ASTA bazohen në adresimin e problematikave të informalitetit dhe rregullimit të tregut. Një treg financiar formal, ku ofruesit e shërbimeve janë të licencuar, mbikqyrur dhe kontrolluar përbën edhe bazën e një zhvillimi të shëndoshë të tij.
- Sensibilizimi i publikut të gjerë në fushën e tregtimit te titujve;
Ndërgjegjesimi i operatorëve të tregtimit të titujve dhe letrave me vlerë ndaj adoptimit të praktikave më të mira të transparencës dhe komunikimit të drejtë me investitorin është një tjetër kollonë e filozofisë së ASTA.